SHËRBIMET
DiGitALB Solutions
DiGitALB Solutions
Ne ofrojmë shërbime të specializuara në implementimin e sistemeve të bazuara në Zoho. Nga CRM dhe financat, tek aplikacionet e personalizuara dhe integrimet. Qëllimi ynë është të thjeshtojmë proceset, të rrisim efikasitetin dhe të mbështesim rritjen e qëndrueshme të biznesit tuaj.
Ne ofrojmë implementim të plotë të Zoho One, paketës gjithëpërfshirëse që sjell në një platformë të vetme CRM, Finance, Projects, Desk, Marketing dhe mbi 45 aplikacione të tjera. Çdo modul përshtatet sipas nevojave specifike të biznesit tuaj, duke ju mundësuar të menaxhoni në mënyrë të centralizuar klientët, shitjet, financat dhe operacionet e përditshme. Me eksperiencën tonë shumëvjeçare, kujdesemi që implementimi të jetë i suksesshëm, duke siguruar që sistemi të jetë praktik dhe i lehtë për përdorim nga ekipi juaj. Rezultati është një biznes më i organizuar dhe më efikas.
CRM është baza e çdo biznesi. Ne ju ndihmojmë ta përshtatni Zoho CRM për të menaxhuar në mënyrën e duhur kontaktet, shitjet, komunikimin me klientët. Duke automatizuar proceset e shitjes dhe duke integruar kanale të ndryshme komunikimi, CRM kthehet në një mjet që rrit ndjeshëm performancën. Përveç monitorimit dhe shitjeve, ju do të keni qasje në raporte analitike të detajuara që ndihmojnë në marrjen e vendimeve të drejta, në kohën e duhur.
Implementimi i sistemeve është vetëm hapi i parë. Ne ofrojmë trajnime dhe suport të dedikuara për punonjësit tuaj, që përdoruesit të ndihen të sigurt dhe të aftë në përdorimin e platformës. Përveç trajnimeve fillestare, ne ofrojmë edhe mbështetje të vazhdueshme teknike dhe funksionale, për të garantuar që sistemi të funksionojë pa probleme dhe të përmbushë pritshmëritë tuaja. Kjo do të thotë që biznesi juaj ka gjithmonë një partner në krah, gati për të ndihmuar.
Me Zoho Finance Suite, bizneset thjeshtojnë dhe automatizojnë proceset e tyre financiare: nga faturimi dhe kontabiliteti, tek menaxhimi i shpenzimeve dhe pagesat. Ne ju ndihmojmë të vendosni sisteme që ofrojnë transparencë të plotë, kontroll më të mirë mbi flukset financiare dhe raportim të besueshëm. Kjo i lejon menaxherët të kenë një pasqyrë të qartë të performancës financiare të kompanisë, të kursejnë kohë dhe të shmangin gabimet manuale. Integrimi i financave me pjesët e tjera sic janë aplikacionet e fiskalizimit të shitjeve ju jep një avantazh shumë të madh.
Çdo kompani ka nevoja të veçanta që nuk mund të mbulohen gjithmonë nga programet standarde. Përmes Zoho Creator, ne zhvillojmë aplikacione të personalizuara që i përshtaten plotësisht mënyrës se si funksionon biznesi juaj. Këto aplikacione ndihmojnë në automatizimin e proceseve të brendshme, ndjekjen e projekteve, menaxhimin e burimeve apo në krijimin e raporteve specifike për secilin departament. Përparësia e Zoho Creator është fleksibiliteti dhe shpejtësia, duke ju ofruar një zgjidhje të thjeshtë dhe ekonomike.
Shumë biznese përdorin një kombinim të aplikacioneve dhe sistemeve të ndryshme. Ne ndihmojmë që Zoho të lidhet me platformat që ju mund të përdorni: ERP, aplikacione të palëve të treta, platforma pagesash apo sisteme të komunikimit. Integrimet e personalizuara sigurojnë një ekosistem të plotë teknologjik, duke shmangur fragmentimin dhe duke ofruar një rrjedhë pune të thjeshtë e të centralizuar. Kështu, ju fitoni kohë dhe rritni produktivitetin e ekipit.