DiGitALB Solutions

DiGitALB Solutions

DiGitALB Solutions është një kompani e re dhe dinamike e specializuar në implementimin e sistemeve CRM, partner zyrtar i Zoho për Shqipërinë dhe rajonin. Megjithëse kemi vetëm pak vite nga themelimi, ekipi ynë ka mbi 7 vite eksperiencë të suksesshme në zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve në platformën Zoho. Portofoli ynë përfshin klientë nga industri të ndryshme si distribucion, shërbim klienti, telekomunikacion, real estate, automjete elektrike, industri farmaceutike e dentare, shitje dhe më shumë. Me zgjidhjet tona të personalizuara, ne ndihmojmë bizneset të rrisin efikasitetin, të përmirësojnë përvojën e klientit dhe të arrijnë sukses të qëndrueshëm.

Si ndihmojmë bizneset të rriten

Qëllimi ynë është t’i ndihmojmë bizneset të punojnë më thjeshtë dhe të arrijnë më shumë. Me zgjidhjet tona CRM, ata kanë përjetuar rezultate të matshme:

rritje në të ardhura 65%
mbajtje e klientëve ekzistues 100%
klientë të rinj 80%

Më shumë efikasitet, më pak humbje kohe

Me implementimin e Zoho CRM, bizneset arrijnë të thjeshtojnë punën e përditshme dhe të kursejnë kohë. Nga përmirësimi i proceseve të brendshme, tek organizimi më i mirë i ekipeve dhe gjenerimi i raporteve të shpejta, çdo gjë bëhet më e qartë dhe më efikase. Kjo u jep kompanive mundësinë të fokusohen më shumë te rritja dhe klientët e tyre.

Përmirësim i proceseve të brendshme 100%
Më pak punë manuale, më shumë kohë për klientët 100%
Vendimmarrje më e shpejtë me raporte të sakta 100%

Pse të Punoni me Ne?

Të Besuar nga Bizneset me të cilat Kemi Punuar…

Me zgjidhjet tona inovative, bizneset kanë arritur të mbajnë të gjithë bazën e tyre të klientëve dhe të rrisin të ardhurat. Ne kemi punuar ngushtë me klientët për të krijuar strategji efektive marketingu dhe për të përmirësuar shërbimet e tyre, duke siguruar që çdo klient të jetë plotësisht i kënaqur.